Project in albanian

Le të thu­rim lidhje e jo pran­ga
Hallkë pas hallke, ne kri­jo­jmë një rr­jet gji­gant i ci­li sim­bo­li­zon so­li­da­ri­te­tin ndaj per­so­nave të ek­zi­luar. Duke ndër­thu­rur kë­to lidhje ne kons­truk­to­jmë së ba­sh­ku një vi­zion po­zi­tiv për mi­gri­met.
Për një mirë­pritje të dre­jtë  dhe të den­jë të mi­grantëve.

LE TË THURIM LIDHJE E JO PRANGA
Le të thu­rim lidhje e jo pran­ga, është një vepër ko­lek­tive so­li­dare, e ci­la shndër­ron lidhë­set ndon­jë­herë  të për­do­ru­ra si pran­ga në një rr­jet so­li­da­ri­te­ti ndaj  per­so­nave në ek­zil me ose pa le­tra.
Ve­pra sim­bo­li­zon ne­vo­jën për ba­shkë­pu­ni­min mes qy­te­tarëve dhe po­li­ti­kanëve nga Bruk­se­li, Flan­dria, Va­lo­nia dhe gje­tiu, për të si­gu­ruar një mik­pritje din­ji­toze të mër­gim­tarëve duke mundë­suar një ink­lu­zion afatg­jatë në Belgjikë.[spacer height=« 3px »]

NJË RRJET GJIGANT
Nën udhë­he­q­jen e ar­tistës Bé­né­dicte Moyer­soen me ko­mu­nat ni­ko­qire është bërë një mo­bi­li­zim i gjerë qy­te­tar në tërë Belg­jikën për t’a rea­li­zuar ve­prën së ba­sh­ku dhe për t’iu qa­sur mi­gri­mit përmes një prizme po­zi­tive dhe kons­truk­tive.
Që nga prilli 2023, qy­te­tarët e mo­shave nga 5 de­ri në 96 vjeq kanë thu­rur çdo pjesë të ve­prës në grupe të vo­gla : në shkol­la, ndër­marrje, shtë­pi ple­qësh, gjatë eve­ni­men­teve kul­tu­rore ose ta­ki­meve me zyr­tarë në ni­ve­lin lo­kal në gji­thë Belg­jikën.
Thur­ja e lidhë­seve së ba­sh­ku ishte një eks­pe­ri­men­tim i so­li­da­ri­te­tit. Ta­ki­met me një­ri-tje­trin gjatë të pu­nua­rit mundë­soi këm­bi­min e ideve dhe re­flek­tim për ak­cio­net kon­krete për një mik­pritje din­ji­toze dhe afatgjate.[spacer height=« 3px »]

NJË VEPËR SIMBOLIKE NË HAPESIRË PUBLIKE
Ve­pra përbë­het nga 112 000 lidhëse të ci­lat për­fa­që­so­jnë num­rin e njerëzve që je­to­jnë  »pa le­tra » në Belg­jikë. Duke i ba­sh­kuar lidhë­set për të for­muar  rr­je­tin gji­gant të eks­po­zuar në hapë­sirë pu­blike, ajo dësh­mon forcën e lidhjes, një që­shtje  vull­ne­ti  të de­ter­mi­nuar për një mik­pritje të ngrohtë.
Ins­ta­li­mi kë­tij rr­je­ti i pro­jek­tuar dhe rea­li­zuar me mbë­sh­tet­jen e ar­tis­tit Alain De Clerck është mundë­suar me pjesë­marr­jen ko­lek­tive. Mo­bi­li­zi­mi i qin­dra per­so­nave mundë­soi ek­zis­tencën, kri­ji­min, ins­ta­li­min dhe fes­ti­min e kë­saj vepre.
Për këtë vepër janë për­do­rur lidhë­set nga plas­ti­ka e re­cik­lueshme. Sy­ni­mi është që kjo vepër të eks­po­zo­het për një per­iodë afatg­jate në gji­thë Belg­jikën dhe më tej, si bartëse e një me­saz­hi sim­bo­lik të ja­shtë­koh­shëm, të kup­tue­shëm për të gji­thë pa­varë­si­sht nga mo­sha, his­to­ria dhe orig­ji­na jonë.
Një tjetër po­li­tikë mi­gra­cio­ni është e mundshme : një mik­pritje din­ji­toze për një ink­lu­zion afatg­jatë. Imaz­het e ate­lieve, listën e part­nerëve dhe re­ven­di­ki­met i gje­ni në lin­kun : https //benedictemoversoen– œuvrecollectivessolidaires.be